Komandanti i LMT, kapiteni Deniz Demiryakan (KFOR-i Turk), vizitoi SHHB “Bereqeti” – dega në Gjilan, ku u prit nga koordinatori i degës, Agim Hyseni, dhe kryeimami, Iljaz Mustafa
Koordinatori Hyseni e falënderoi komandantin për punën dhe angazhimin e tij në sferën e sigurisë dhe për kontributin e LMT-së për ndarjen e ndihmave të kohëpaskohshme për qytetarët në nevojë. Ai gjithashtu u informua për punën dhe aktivitetet e SHHB “Bereqeti” në përgjithësi, enë veçanti për aktivitetet humanitare në komunën e Gjilanit.
Në fund të takimit Komandanti Demiryakan ndau një dhuratë modeste për koordinatorin e
shoqatës me shpresë se bashkëpunimi në mes tyre do të thellohet edhe më tepër.
/Agim Hyseni/