Në Gjilan, pas faljes së namazit të xhumasë, Këshilli i Bashkësisë Islame, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në “Xhaminë e madhe” në Gjilan organizoi aksionin “ Dhuro gjak, shpëto jetë në kohë pandemie”, për dhurimin vullnetar të gjakut.
Kryeimami Bashkësisë Islame të Gjilanit Iljas ef. Mustafa u shpreh i kënaqur me rrjedhën e këtij aktiviteti, ku kishte një numër të madh, përkatësisht 32 qytetar të Gjilanit iu përgjigjen ftesës për dhurimin vullnetar të gjakut.
Këshilli i Bashkësisë Islame me këtë rast falënderon gjithë dhuruesit e gjakut duke iu dëshiruar shëndet, dhe gjithashtu premton se ky nuk do të jetë aksioni i fundit në këtë drejtim.