Në mbrëmjen e sotme rreth orës 22.30, kryetari i KBI në Gjilan, Naim ef. Aliu, është informuar se në objektin e Xhamisë së Madhe në Gjilan janë shënuar grafite, të cilat janë të papranueshme, e në veçanti kur ato dëmtojnë imazhin e objekteve fetare.
Ai, së bashku me Policinë e Kosovës, menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se individë të papërgjegjshëm kanë përdhosur muret e Xhamisë së Madhe, ngjarje të cilën e dënojmë skajshmërish dhe kërkojmë nga organet e hetuesisë që këtë rast ta ndriçojnë sa më parë dhe akterët e këtij veprimi të shëmtuar të dalin para ligjit.
/Agim Hzseni/