Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan priti në takim
Kryeimamin e Bashkësisë Islame të Kosovës mr. Vedat ef Sahiti
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës mr. Vedat ef Sahiti i shoqëruar nga zv. kryeimami Fatmir Iljazi dhe Abedin Sadriu , vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilanit, në të cilin u pritën nga kryetari z. Naim Aliu.
Kryetari Aliu e njoftoi kryeimamin me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan dhe falënderoi atë për vizitën dhe njëherit i uroj detyrën e re në pozitën e kryeimamit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i uruar suksese në punë.
Kryeimami Sahiti e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi
përkrahje të vazhdueshme për Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.
Gjatë kësaj vizite u prezantua edhe plan programi për përgatitjen sa më të mirë për muajin e madhërishëm të Ramazanit, duke shpresuar se masat e ndërmarra nga IKSHP deri në ardhjen e Ramazanit do të lehtësohen.
Agim Hyseni
23.02.2021