Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan priti në takim Dekanin e Fakultetit të Studimeve Islame

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, dr. Fahrush Rexhepi vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari z. Naim Aliu.

Kryetari Aliu e njoftoi dekanin me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan dhe
 falënderoi Dekanin për punën dhe kontributin e tij gjatë periudhës sa ishte
kordinator i medresesë në Gjilan dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka
dhënë për  Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.

Dekani e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje të
mëtutjeshme për  Këshillin e Bashkësisë Islame dhe degën e Medresesë në Gjilan.

Agim Hyseni

10.11.2020