SHHB “ Bereqeti” ndihmoi 15 familje me jetim

Shoqata Humanitare Bamirëse “ Bereqeti “ e cila vepritarinë e vet e zhvillon në kuadër të Bashkësisë
Islame të Kosovës sot ka vazhduar tu dalë në ndihmë familjeve në nevojë . U ndihmuan 15 familje me jetim në komunën e Gjilanit. Ndihma e ofruar përbënte një pako ushqimore të përgaditur mjaft mirë me gjërat më elementare për ushqim dhe higjienë.
Këto pako ishin donacion i Muharrem Huruglicës nga Malisheva e Gjilanit, me punë të përkohshme në Zvicër.
“Bereqeti” falenderon z.Muharremin dhe të gjithë ata që kontribojnë në përgaditjen e këtyre pakove ushqimore, për t’ju dalë në ndihmë familjeve në nevojë, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret.

Agim Hyseni
21.09.2020