Komandanti i LMT Kibik , Vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

 Komandanti i LMT  major Alper Kibik , Vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan,  ku u  pritën nga kryetari Këshillit z. Naim Aliu.

 Kryetari Aliu e falenderoi majorin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe  për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT ka  me KBI në Gjilan.

Kryetari Aliu ndër tjerash  njoftoi musafirët për punën  e KBI- së dhe vështirësitë e aktiviteteve të Bashkësisë Islame gjatë kohës kur po përballemi me pandemi.

Gjatë diskutimit u vlersua lartë  bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe  promovon Këshilli i Bashkësisë Islame në vazhdimsi.

Agim Hyseni

03.08.2020