FITER BAJRAMI

Të nderuar besimtarë dhe besimtare!
Të gjithë jemi të vetëdijshëm për seriozitetin dhe përmasat mbarëbotërore që ka marrë epidemia e virusit COVID-19.

Feja Islame i jep rëndësi të madhe shenjtërisë së jetës së njeriut dhe mbrojtjes së saj. Në rastet e shpërthimit të epidemive, Pejgamberi i Allahuti Muhamedi (s.a.v.s.) na urdhëron që: “Nëse dëgjoni se diku ka rënë epidemi, mos shkoni në atë vend! Nëse godet në një vend dhe ju ndodheni aty, mos u largoni që andej për t’i shpëtuar!”. Pra, edhe në këtë Muaj mubarek ishim të detyruar që ta kalojmë nëpër shtëpitë tona ti falim namazet pranë familjeve tona, të këndojmë kuranin, të bëjmë mukabele, ti falim namazete teravive.

Ishim të kufizuar si shkak i pandemisë Bashkësia Islame edhe kësaj here ia arriti të tejkalojë të gjitha këto pengesa dhe sprova që e katandisën njerëzimin. Namazi me xhemat na ka munguar ky është një fakt i gjallë por për shkak rrethanave dhe rrezikut besimtarët kanë qenë të detyruar ti përmbahen rregullave të karantinimit dhe të mbrojnë shëndetin e besimtarëve dhe besimtarëve andaj ne Këshilli i Bashkësisë Islame përmes mjeteve të informimit Webit,Fb,Raio starit Gjilan dhe portalit jemi përpjekur që sadopak të jemi pranë besimtarëve me këshilla dhe nasihate me këndim të kuranit dhe formave tjera duke i ofruar edhe ndihma matrijale familjeve në nevojë.

Ta mundim këtë sëmundje ishte apeli i të gjitha institucioneve shtetërore që të mos lëvizim dhe mbajmë higjienën personale. Feja Islame gjithashtu i jep një rëndësi të madhe higjienës personale dhe të ambientit ku jetojmë e punojmë, duke e konsideruar higjienën dhe pastërtinë si pjesë të besimit. Kjo është gjithashtu edhe si një nga masat e sugjeruara nga ekspertët për parandalimin e përhapjes së kësaj epidemie.

Në një ajet thotë Allahu i Madhëruar: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues i së mirës nga e keqja.”(El-Bekare, 185.)

Ndërsa në një hadith të Pejgamberit (salallahu alejhis ve selam) thuhet: “…Ai është muaji, fillimi i të cilit është mëshirë, mesi i tij është falje dhe fundi i tij shpëtim nga zjarri” [Bejhekiu]
Të nderuar vëllezër musliman!

Bajrami nis me përfundimin e agjërimit tridhjetë ditorë të Ramazanit dhe vazhdon tri ditë. Quhet ndryshe edhe Bajrami i Madh apo Fitër Bajrami, meqë gjatë Ramazanit jepet sadakaja e fitrit , për begatitë dhe mirësitë e falura nga Allahu gjatë këtij muaji dhe si kompensim për mangësitë që mund të ketë shfaqur besimtari gjatë këtij adhurimi të veçantë. E që gjatë ditëve në vijim besimtarët nuk po i harrojnë institucionet fetare siç janë Medreset, Fakultetin e Studimeve islame, që ti japin vitrat për mirëvajtjen dhe funksionimin e këtyre institucioneve të rëndësishme shpirtërore të islamit.
Sadakaja është nga morali i Pejgamberit (s.a.v.s). “I Dërguari i Allahut, në Ramazan, kur e takonte Xhibrilin tregonte një bujari që nuk e kishte në muajt e tjerë… Kështu, i Dërguari i Allahut në këtë muaj ka qenë më i dobishëm për njerëzit sesa era pas së cilës vjen shiu.” (Buhariu dhe Muslimi). Sadakaja është forcim i lidhjes farefisnore. Pejgamberi i Allahut (s.a.v.s) thotë: “Sadakaja i fshin mëkatet ashtu siç uji e fik zjarrin.” (Tirmidhiu)

Fitër Bajrami shënon kohën kur hiqen kufizimet e disa prej begative siç janë ushqimi dhe pija, që për një muaj ishin të ndaluara, për një kohë të caktuar, duke iu rikthyer tashmë normalitetit.
Pra Bajrami është kohë e takimeve vëllazërore, është momenti i shprehjes së dashurisë dhe respektit për familjet tona, për fqinjët tanë dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë, moment i pajtesës. Fitër Bajrami është momenti kur ne falënderojmë Krijuesin e gjithësisë për begatitë dhe mirësitë që na ka dhënë. Bajrami është koha kur ne i japim kuptim të sotmes dhe ndërtojmë të ardhmen e ndritur. Bajrami është festë për zemrën, festë për shpirtin, festë për të gjithë myslimanët në mbarë botën.

Besimtari mysliman gjatë Ramazanit shijoi një jetë të disiplinuar, që është bazë për ecurinë dhe suksesin e tij të mëtejshëm edhe pas përfundimit të Ramazanit, si në rrafshin material, edhe në atë shpirtëror. Tashmë në ditët e Bajramit, myslimanët peshojnë punët e kryera gjatë muajit të bekuar dhe sa kanë përfituar nga mundësitë e panumërta të tij për falje mëkatesh. Lutjet, adhurimet, sakrificat dhe ripërtëritja shpirtërore që përjetuam gjatë Ramazanit, na forcojnë e na motivojnë ta shohim festën e Fitër Bajramit si ditën e shpresave të reja, si ditën e të kujtuarit dhe solidaritetit me njëri-tjetrin, si ditën e ripërtëritjes së vëllazërisë, miqësisë e dashurisë për njeriun.

Ditët e bajramit janë ditët e gëzimit të përbashkët me familjen, të afërmit, fqinjët, shokët, etj. Nisur nga kjo, bajrami duhet të shërbejë si pretekst dashurie, dhembshurie, mëshire dhe ndihmese për të gjithë krijesat. Dimensioni social i kësaj feste është përkujdesja ndaj njerëzve në nevojë. Këtë parim të lartë shoqëror e simbolizon urdhërimi i sadakasë së fitrit. Profeti Muhamed a.s. i porosiste shokët e tij që të mos i harrojnë të varfrit dhe nevojtarët. Kështu, myslimanët përpiqen që, me anë të fitrave dhe llojeve të tjera të solidaritetit, të plotësojnë nevojat e të varfërve dhe jetimëve, që edhe ata të gëzojnë, sepse bajramet janë gëzimi i individit dhe i shoqërisë, janë hyrje në klimën e ndjeshmërisë, janë mundësia që të gjithë myslimanët ta prekin ndjenjën e vërtetë të vëllazërisë. Nuk mund të mendohet që të ketë gëzim dhe kënaqësi bajrami për ata që u kthejnë shpinën miqve, familjarëve, të varfërve dhe njerëzve në nevojë, sepse Profeti ynë i dashur na porosit: “Veprimi më i dashur për Zotin, pas kryerjes së farzeve, është kur një mysliman e gëzon vëllain e tij”.

Kjo festë e madhe e gëzimit, mëshirës, faljes, vëllazërisë e paqes, i pajis besimtarët me më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin, me më shumë dëshirë e përkushtim për të shfaqur vlerat e mirësisë e të solidaritetit njerëzor, si dhe për të kryer vepra të dobishme në shërbim të vendit dhe të ardhmes së tij. Një njeri i shquar ka thënë: “Ai që dëshiron të kuptojë moralin e një populli, duhet të studiojë festat e tij, të cilat paraqesin realitetin e ndjenjave e të traditave të trashëguara prej tij”.Festat islame i gjallërojnë më shumë besimtarët. Kjo shfaqet më tepër gjatë bajramit, ku para se të lindë dielli i asaj dite, buzëqeshjet pushtojnë fytyrat e të gjithë njerëzve. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të) na këshillon se, në bajrame duhet të ketë gëzim e hare, me qëllim që të manifestohet uniteti, toleranca e solidariteti.

Myslimanët përjetojnë në këtë festë gëzimin dhe lumturinë e përmbushjes së agjërimit të një muaji të plotë, për hir të Allahut, kapërcimin e vështirësive, kalitjen e durimit dhe respektimin e dispozitave të Allahut Fuqiplotë.

Sot për shkak gjendjes së pandemisë bazuar në nenin 47,1 të kushtetutes së BIK-ut Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef Ternava (me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve në këtë kohë pandemie,në pamundësi falje të namazit të Bfiter Bajramit ka marr këtë vendim.

1.Nga imamët e të gjitha xhamive në territorin e Republikës së Kosovës,të lexohen tekbire (3 herë) dhe salavate (3 herë),në ora 05.42 të ditës së diel ( datë 24.05.2020,që përkon me ditën e parë të Fiter Bajramit).

2.Tekbiret dhe salavatet duhet të lexohen nga përgjegjës ( Imami ose Muezini) që ka zë të bukur.

Të gjithë kemi nevojë për falje mëkatesh, për të pasur shpirtin më të bardhë, që të duam njëri-tjetrin, prandaj “Gëzuar Fitër Bajramin” është urimi më i bukur që buron nga thellësia e shpirtit.

Paqja, siguria, begatia e Zotit qofshin mbi të gjithë ju, mbi familjet tuaja dhe mbi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Zoti e bekoftë vendin dhe popullin tonë.”

–  Gjilan: Kryeimami: Iljaz Mustafa
29.05.2020 /xlpress.tv/