“ Bereqeti” ndihmoi 30 familje e Organizatës të Familjeve të dala nga Lufta dhe 80 familje të tjera të Gjilanit

vvvvvvvvvvvv

Shoqata Humanitare Bamirëse “ Bereqeti “ sot ka vazhduar tu dalë në ndihmë familjeve në nevojë  në Komunë të Gjilanit. U ndihmuan 30 familje të Shoqatave të dala nga lufta e fundit. Në emër të tyre këto pako I tërhoqi kryetari I kësaj organizate Xhevdet Mehmeti.

Gjithashtu u ndihmuan edhe 67 familje në qytet ,ndërsa në orët e pasditës   SHHB “Bereqeti”  vizitoi fshatin Muqibabë ku me pako ushqimore dhe një thes miell 25 kg u ndihmuan 13 familje.

“Bereqeti” falenderon të gjithë ata që kontribuan në përgaditjen e këtyre pakove ushqimore,   duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret.

/Agim Hyseni/