Shoqata Humanitare Bamirëse “ Bereqeti “ sot ka vazhduar tu dalë në ndihmë familjeve në nevojë nëpër shumicën e fshatrave të Komunës së Gjilanit.
Këtë aksion i cili është në prag të Festës së Fitër Bajramit, Këshilli I Bashkësisë Islame po e kryen në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave . U ndihmua fashati Pogragjë (10),Zhegër (10),Livoq I Ulët (10)Livoq i epërm (10), Bresalc (10) , Ponesh (10) Shurdhan (11) Kishna Pole (13), Vërbica e Zhegovcit ( 10) pastaj edhe disa fshatra më të vogla.
“Bereqeti” falenderon të gjithë ata që kontribuan në përgaditjen e këtyre pakove ushqimore, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret.
/Agim Hyseni/