Natën e Kadrit po  fillojmë ta festojmë duke ndihmuar  125  familjeve me jetim nga 50 €

Natën e Kadrit po fillojmë ta festojmë duke ndihmuar 125 familjeve me jetim nga 50 €

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”  ka filluar ta kremton natën e madhe të Kadrit duke i gëzuar jetimët e komunës së Gjilanit me nga 50 €. Kështu edhe do të vazhdojmë të ndihmojmë  edhe familjet ne nevojë deri në fund të Ramazanit  dhe të dalim në Bajram faqebardhë .

20200519_141249-2-rotated Natën e Kadrit po  fillojmë ta festojmë duke ndihmuar  125  familjeve me jetim nga 50 €

Që nga fillimi i muajit Ramazan SHHB ” Bereqeti” ka ndihmuar shtresa të ndryshme nevojtarësh, por jetimet jane në fokus të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan që prej kohësh.  E edhe sot kur jemi ne ditën më të bekuar të vitit “LEJLETUL KADRI”  janë  dhuruar 6250 €.

Donatori i kësaj ndihme është Muhamed Ismajli  nga Gjilani  i cili  punon dhe vepron ne Zvicër dhe këto mjëte të dhuruara janë nga kursimet e tija vetanake.

SHHB ” Bereqeti”  falenderon përzemërsisht  Muhamed Ismajlin për këtë ndihmë, duke  e lutur Allahun e Madhërishëm që ta shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme në këtë botë dhe në ahiret.

Agim Hyseni

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *