SH H B “Bereqeti ” ndihmon 53 familje te cilat banojne ne dy ndertesat sociale


SH H B “Bereqeti  ”  ndihmon 53 familje te cilat banojne ne  dy ndertesat sociale

Shoqata Humanitare “Bereqeti” e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës me degët e saja në secilën Komunë të Kosovës e edhe në Komunën e Gjilanit , fillimin e muajit të Ramazanit e shenoi me një aktivitet humanitar duke i ndihmuar 53 familje të cilat tani e një kohë të gjatë jetojnë në dy ndërtesa  në përkujdesje të Komunës së Gjilanit. Pakoja ushqimore përbëhet nga gjërat më elementare për ushqim si: vaj, oriz, sheqer,qaj, kripë, hurma, makarona, vegetë, etj.

 Ditë më parë SHHB “Bereqeti” pati shpallur aksionin humanitar  “SOFRA E IFTARIT” në të cilin mundë të kontribojnë secili individ apo organizatë e vullnetit të mire,  duke ndihmuar me pako ushqimore për  familjet në nevoje, jetimët, të pastrehët dhe të gjitha ata që ju mungojnë gjërat elementare për sofrën e IFTARIT.

Një  pako ushqimore mestare e cila do të tubohen dhe shpërndahen ka vlerën 25 €. Dhe këto ndihma janë pikërisht nga vet donatorët të cilët kanë paguar në zyrat e KBI – së, shumën 25 €, ndërsa ekipi i shoqatës përkujdeset për blerjen, paketimin dhe gjetjen e familjes e cila e cila është më e meritur për t’i ndihmuar, në mënyrë që emnetin e xhematit – donator ta qojmë në vend.

Korditari I SHHB “ Bereqeti “, Agim Hyseni,  falenderoi të gjithë donatorët duke e lutur Zotin që ata t’i shpërblejë, derisa njoftoi se aksioni “ Sofra e Ramazanit” do të vazhdojë  t’i ndihmon  skamnorët  deri në fund të muajit të Ramazanit.