BIK në Gjilan të mërkurën ka shtruar iftar duke ftuar në sofrën e saj figura politike, njerëz me ndikim në qytet, partitë politike, deputet e të tjerë.
Naim Aliu kryetar i BIK-ut ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit duke thënë se ky muaj është i shenjtë sepse na ndihmon që të jemi më afër njëri tjetrit.
Aliu tha se BIK-u po luan një rol të madh në Gjilan e Anamoravë duke ju falënderuar tolerancës që mbizotëron në Gjilan.
Kurse Lutfi Haziri tha se në këtë muaj të Ramazanit duhet të jemi më solidar me njëri tjetrin. “Për këtë ditë të veçantë të çlirimit duhet të falënderojmë të gjithë ata që kanë dhënë për këtë ditë të çmuar. Muaji i Ramazanit është muaj i solidaritetit sepse na mundëson që të ndihmojmë e të ndajmë sofrën së bashku edhe më të varfrit”/rajonipress/