Në ambientet e restaurantit të Medresesë “Alauddin” në Gjilan kryetari i KBI-së, Naim ef. Aliu shtroi drekë për gurbetqarët e komunës së Gjilanit me rastin e ardhjes së tyre për t’i kaluar pushimet në vendlindje.
Me këtë rast kryetari Aliu mbajti një fjalim rasti ku falenderoi ata për kontributin e dhënë fillimisht për familjet e tyre në mërgatë dhe në vendlindje e gjithashtu edhe për angazhimin e tyre në formimin e shtetit të Kosovës dhe në mirëmbajtjen dhe funksionimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Në këtë drekë mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Diasporë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i cili falenderoi diasporën shqiptare për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e insitucioneve arsimore të Bashkësisë Islame, Medresesë dhe Fakultetin e Studimeve Islame nëpërmjet dhënies së Sadekatul Fitrit dhe Zekatit .
Në këtë takim në emër të gurbetqarëve, Këshillin e Bashkësisë Islame e falenderoi Xheladin Leka ,imam në një nga xhamitë shqiptare në Zvicër.