Për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit Përfundimi i muajit të shenjtë të Ramazanit në komunën e Gjilanit dhe kremtja e festës së Fitër Bajramit, po përshkruhet me rritje të aktiviteteve solidare për familjet që jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe sociale.
Këshilli i Bashkësisë Islame përmes shoqatës bamirës “Bereqeti” sot ka shpërnda ndihma për 120 familje në nevojë
Në lokalet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan 60 familjeve në nevojë u shpërndan ndihma në ushqim. Në muajin e shenjtë të Ramazanit nuk do të mund të mungonte vëmendja dhe mbështetja e kompanisë “Fluidi” .
Gjithashtu sot u ndihmuan edhe e 30 familje në gjendje të rëndë në fshatin Vërbicë e Zhegovcit.
Në kuadër të ndarjes së këtyre ndihmave, për 30 familje rome u ndanë pako ushqimore dhe veshmbathje.
Sipas kryetarit të KBI në Gjilan Naim ef Aliut, me ndarjen e ndihmave do të vazhdohet për familjet në nevojë edhe gjatë dy ditëve të mbetura të Ramazanit.
/admin/