Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan iftarin e parë të organizuar e shtroi për jetimët e Komunës së Gjilanit


Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka filluar aktivitetet e saj  për muajin e ramazanit me jetimët e komunës së Gjilanit . Kështu rreth  100 jetimë me familjet e tyre janë ftuar per te bërë iftar në lokalet e Medresesë Alaudin  paralelja në Gjilan së bashku me kryetarin e KBI Naim ef Aliun dhe sekretarin e KBI Agim ef Hyseni.

Aliu në mes tjerash theksoi se sot është  i emocionuar ngase gjindet në një sofër me fëmijet të cilët janë duke u rritur pa prind dhe se i tillë jamë edhe vet. Ai gjithashtu i porositi këta fëmijë që  puna , mësimi dhe edukata e mirë të jenë shembulli më i mirë për ta, ngase kështu do ti gëzojnë familjet e tyre, e të kënaqur me sukseset e tyre do të jenë edhe prindërit e tyre në  ahiret.

Në fund kryetari i KBI për të gjitha familjet që morën pjesë në iftar ndau edhe nga një pako ushqimore për muajin e ramazanit.