Një delegacion i Vetëvendosjes viziton Këshillin e Bashkësisë Islame për t’iu uruar Fitër Bajramin

Një delegacion i gjerë i Lëvizjes Vetëvendosje! qendra në Gjilan, i prirë nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ismajl Kurteshi dhe dy këshilltarët komunal, Nevzad Isufi dhe Fehmi Sylejmani, me rastin e festës së Fitër Bajramit kanë vizituar Këshillin e Bshkësise Islame, e ku janë pritur nga kreu i këtij inistitucioni fetar, efendi Naim Aliu me bashkëpunëtorët e tij.
“Duke pas parasysh muajin e bekuar të Ramazanit, muaji mëshirës dhe rahmetitdhe sakrificës që ju është bërë këtij muaji, e që kulmon me festën e Fitër Bajramit, më lejoni që në emëer të Lëvizjes Vetëvendosje! qendra në Gjilan t’ju urojë këtët festë fetare të gjithë Juve, besimtarëve muslimanë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen”, ka thënë Kurteshi, duke shtuar se ne festa si e Fitër Bajrami të ketë sa më shumë mbarësi e begati në familjet tuaja, shëndet e mirësi për gjithe secilin.
Ndërkaq, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka falënderuar delegacionin e Lëvizjes Vetëvendosje! qendra në Gjilan, duke pohuar se në kontinuitet kanë pas raporte dhe relacione të mira ndërmjet këtyre dy faktorëve relavant, njëri fetar e tjetri poltik.