Free Porn
xbporn

KBI në Gjilan të premtën ka shtruar iftar për personalitete të zgjedhura

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan të premtën ka shtruar iftar për personalitete të zgjedhura derisa Naim Aliu kryetar i BIK-ut tha se edhe ky muaj është treguar solidar dhe BIK-u do të vazhdojë ta ndjek rrugën e tolerancës e paqes.

BIK-u në Gjilan ka shtruar iftar për personalitete nga jeta politike, kulturore e arsimore. Në fakt BIK-u ka nderuar edhe shumë imam e kryeimam të cilët për kohë të gjatë kanë shërbyer nëpër xhami të ndryshme.

Naim Aliu kryetar i BIK-ut tha se sonte jemi bashkë dhe solidar sepse muaji i Ramazanit është muaji i paqes dhe i solidaritetit. “BIK-u është një institucion kredibil dhe është munduar gjithmonë të jetë afër qytetarëve të saj qoftë me ndihma dhe kontribute tjera” tha Aliu.

Kurse Lutfi Haziri tha se sonte pata nderin të jem prezent në iftarin e përbashkët të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan. “E falënderoj kryetarin Naim Aliu që na mblodhi të gjithëve në këtë sofër të madhe të unitetit pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Kështu ka porositur Zoti, përmes profetit Muhamed, që bashkohemi, të jemi solidar dhe t’i tejkalojmë ndasitë për të mirën e atdheut. Lutem që Zoti të na e pranojë agjërimin” tha Haziri.