656 familje perfituan mish nga Kurbanat e therrur te Bashkësisë Islame

Këshilli I Bashkësisë Islame në Gjilan gjatë ketyre ditëve të Kurban Bajramit u angazhua maksimalisht që mishi I kurbanit të shkoj në vendin e destinuar nga vet ata që therren Kurban.

Nga sasia 656 pako me mish perfituan  familjet në nevojë , ata me gjendje të rëndë sociale, Shoqata e Invalidëve të Luftës, jetimët e Komunës së Gjilanit etj.

Kryetari I Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan gjithashtu u është mirënjohës të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit të cilët kan paguar vlerën e një Kurbani 120€, e numri I tyre është 706, duke e lutur Allahun që ti shpërblejë për kontributin e tyre, ndërsa, ne mishin e kurabaneve  të tyre e destinojmë për nevoja të medreseve, fakultetit dhe një pjesë të tyre per ata me gjendje të rënduar sociale.