Sot Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan kishte ftuar të gjitha familjet me jetimë që të marrin një pako ushqimore me gjerat me elementare per përgaditjen e iftarit. Këtë aktivitet KBI në Gjilan me këta fëmij e bënë që nga paslufta e këndej. Ata herë pas herë janë ndihmuar me ndihma të ndryshme përpos që kan marrë ndihma të vazhdueshme mujore.
Këtij Ramazani këto familje pos paketës ushqimore morën edhe një zarfë me para të gatshme (30 €) të cilat i kishte sjellur mërgimtari ynë nga Dietikoni (Zvicra) Muhamed Ismajli . Këto mjete i kishte tubuar nga grupi i tyre i ngushtë bamirës, që të gjithë mërgimtarë nga Cyrihu. Shuma e përgjithshme për këto familje ishte 3750 €.
Lusim Allahun që kontribuesit ti shpërblejë me të mirat e Tija të pakufishme.