Sot në ambientet e xhamisë ATIK Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ndau një shumë prej 5500 euro për fëmijët jetim të Komunës së Gjilanit. Secila familje që kishte jetim të rigjistruar në KBI në Gjilan ka përfituar nga 50 euro tani më kur jemi në ditët e fundit të Ramazanit. Ndërsa këto mjete modeste do t’ju shërbejnë për festën e Bajramit.
Vlenë të theksohet se këto mjete të ndara sot janë mjetet nga kursimet personale të Muhamed Ismajlit i cili jeton dhe punon në Zvicër.