Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim Aliu, mori pjesë në iftarin tradicional në Vërbicë të Zhegovcit


Këshilli i xhamisë  në fshatin  Vërbicë e Zhegovcit organizoi iftarin tradicional, ku moren pjesë rreth  100 veta.

Në emër të fshatit musafirët i përshëndeti imami Arben Hasani i cili musafirëve i uroi mirëseardhje dhe më pastaj për organizimin e këtij iftari  i falenderoi kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe  kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Naim ef Aliu.

Ky iftar ishe më i veqantë nga iftaret e tjera ngase ushqimi ishte i përgaditur nga vetë banorët e fshatit me ushqime tradicionale. Ndërsa  namazi u  akshamit  u falë në xhaminë e fshatit  e cila është nën mbrojtjen  e monumenteve dhe trashigimisë kulturore.