Nën organizimin e OSBE -së në ,tryezën me temë “Religjioni dhe shoqëria sekulare” ligjeroi kryetari i KBI në Gjilan Naim Aliu i cili shtjelloi përvojat e tija personale në shoqëritë sekulare, e në theks të veçantë vizita e tij në SHBA si vend më demokratik në botë.
Tryezën e udhëhoqi Arijeta Rrotlla ,zyrtare e qendrës së OSBE në Gjilan. Fjalën hyrëse në emër të OSBE e mbajti James Lyon, Drejtori regjional i OSBE – Qendra në Gjilan. Në emër të Komunës së Gjilanit foli nënkryetari i Komunës së Gjilanit i cili theksoi se Gjilani është qytet model në funksionimin e religjionit në shoqërinë sekulare dhe promovimin e dialogut dhe themelimin e partneritetit në mes komunës dhe komuniteteve fetare në rajonin e Gjilanit.
Këtij debati i kontribuan edhe Naim Bllaca përfaqësues i kishës protestane, Dragana Petroviq nga OJQ ” Moravski Biser”, Halit Rexhepi nga KKSB, Sali Fazliu drejtor i Kadastrit, Arjeta Maka etj.
/Agim Hyseni/