Rashit Zylfiu mbrojti temën e punimit master në AAB


 Në Kolegjin AAB, përkatësisht në Fakultetin e Gazetarisë, departamenti i Komunikimit Masiv dhe Gazetari, niveli Master, kandidati Rashit Rexhep Zylfiu ka mbrojtur punimin e master-it me titull: “SPECIFIKAT E TRANSFORMIMIT TË PREDIKIMIT FETAR NGA AI TRADICIONAL NË ONLINE” me sukses të dalluar.

Mbrojtja është bërë para komisionit të përbërë nga:

Dr.Sc. Resul Sinani, kryetar
Prof. Ass. Dr. Hasan Saliu, mentor
Dr.Sc. Bujar Tafa, anëtar

Pas mbrojtjes së punimit, kandidati nga Gjilani është shprehur: “Falënderoj Zotin e madh, familjen time, miqtë dhe gjithë kolegët për mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtyre viteve. I falënderoj edhe profesorët për angazhimin e tyre në mësimdhënie, në veçanti Prof. Ass. Dr. Hasan Saliun, i cili ishte mentori im në punimin e master-it dhe njëkohësisht më ofroi ndihmë dhe mbështetje shumë të madhe!” 

Rashit Zylfiu ka kryer shkollën fillore dhe të mesme në Gjilan, ndërsa studimet i ka përfunduar në Riad te Arabisë Saudite. Tani kryen punën e imamit dhe ligjeruesit në xhaminë “Kodra e Dëshmorëve “ në Gjilan dhe  është një ndër imamët e dalluar në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

/Agim  Hyseni/