Nën organizimin e OSBE -së  në ,tryezën me temë “Religjioni dhe shoqëria sekulare”  ligjeroi kryetari i KBI në Gjilan Naim Aliu i cili shtjelloi përvojat e tija personale në shoqëritë sekulare, e në theks të veçantë vizita e tij në SHBA si vend më demokratik në botë.

Tryezën e udhëhoqi Arijeta Rrotlla ,zyrtare e qendrës së OSBE në Gjilan. Fjalën hyrëse në emër të OSBE e mbajti James Lyon, Drejtori regjional i OSBE – Qendra në Gjilan. Në emër të Komunës së Gjilanit foli  nënkryetari i Komunës së Gjilanit i cili theksoi se Gjilani është qytet model në funksionimin e religjionit në shoqërinë sekulare dhe promovimin e dialogut dhe themelimin e partneritetit në mes komunës dhe komuniteteve fetare në rajonin e Gjilanit.

Këtij debati i kontribuan edhe Naim Bllaca përfaqësues i kishës protestane, Dragana Petroviq nga  OJQ ” Moravski Biser”, Halit Rexhepi nga KKSB, Sali Fazliu drejtor i Kadastrit, Arjeta  Maka etj.

/Agim Hyseni/