Imami i xhamise “ Aksa” dr. Amir Xheladini, i shoqëruar nga anëtari kryesisë së  xhamisë Fatmir Hamidi, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli z. Naim Aliu.

Kryetari Aliu e njohu imamin Xheladini me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan. Ai gjithashtu falënderoi për punën dhe kontributin e tij gjatë periudhës  23 vjeqare si një ndër imamët e parë në  diasporë ku edhe themeloi xhaminë e parë ne Leverkuzen të Gjermanisë e cila shërbente jo vetëm për rituale fetare por dha një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombetare.

Z. Xheladini falënderoi kryetarin Aliu për pritjen e në veqanti për afërsinë  që mbanë Këshilli i Bashkësisë Islame me mërgimtarë, ku para disa dite ka shtruar drekë të veqantë për ta dhe gjithashtu  mërgimtarët janë pjesë e agjendave të ndryshme të Bashkësisë Islame.

Ne fund të takimit në emër të KBI në Gjilan kryetari i dhuroi musafirëve nga një ekseplarë të librit të ribotuara nga KBI për Mulla Idriz Gjilanit dhe Librin “Dëshmi për Kohën” i cili flet për kontributin e KBI në Gjilan dhënë çështjes kombëtare gjatë periudhes 1990/99.

/Agim Hyseni/